Gjurma më e madhe në botë e një dinozauri është zbuluar në Australinë veriperëndimore, gjurma e këmbës arrinte deri në 1.75 metra tha një studiues.
Shenja i përkiste një Sauropod, një herbivori me qafë të gjatë. Gjurma më e madhe e gjetur deri para se të zbulohej ajo në Australi ishte 1.15 metra dhe ishte gjetur vitin që kaloi në Bolivi.
“Gjurmët gjigante janë pa dyshim spektakolare”, tha Steve Salisbury për CNN, autori kryesor i studimit dhe profesor në Universitetin e Queensland. “Nuk ka asgjë që i vjen afër (kësaj gjatësie)”, vijoi ai më tej.
Dinozaurët flitet që të kenë ekzistuar rreth 130 milion vite më parë.