Policia e Vaut të Dejës shpalli në kërkim Pashk Gjonin i dyshuar për sulmin me armë zjarri ndaj 23 vjeçarit Emiljan Zefit. Ky i fundit, ushtarak, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Njëri plumb i ka prekur arterien kryesore në këmbë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën Vau i Dejës Hajmel. Autori i doli para shënjestrës së tij që po largohej në drejtim të shtëpisë me makinë. Më herët dëshmitarët kishin parë bashkë në një lokal të Vaut të Dejës Zefin dhe Gjonin. Ata janë ndarë qetësisht nga njëritjetri dhe zhvillimet e mëvonëshme kanë befasuar dhe familjet e tyre. Ata i thanë policisë që nuk ishin në dijeni të një konflikti mes të rinjve. I dëmtuari ndodhet në rrezik jete dhe hetueset nuk e kanë marrë akoma në pyetje. Por ata dyshojnë se palët janë përplasur për një femër. /abcnews/
http://www.dailymotion.com/video/x5n8rnb_9708_news#tab_embed