Është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë. Po kështu është arrestuar edhe sekseri Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.