Shia LaBeouf është arrestuar gjatë një proteste të zhvilluar në New York kundër presidentit amerikan, Donald Trump.
Aktori i njohur është shfaqur në një transmetim live të fushatës së tij me slogan “Ai nuk do të na ndajë”.
Departamenti i policisë së New York ka thënë se LaBeouf ishte përfshirë në një trazirë gjatë orëve të para të së enjtes, shkruan opinion.al.
https://t.co/7y83TPB4d1
NOW LIVEMuseum of the Moving Image, New York pic.twitter.com/uhaqLufjo2
— Shia LaBeouf (@thecampaignbook) January 20, 2017
Zëdhënësi i policisë ka njoftuar se një burrë, 25 vjeçar është gërvishtur në fytyrë nga aktori gjatë një konfrontimi verbal që u përshkallëzua në dhunë fizike.
Ndërkohë aktori 30 vjeçar tashmë është lënë i lirë.
Në fakt nuk bëhet fjalë për një gjë të re pasi ky është arrestimi i 4-t rebelit të Hollywood./ opinion.al