N/drejtori i Policisë Tiranë, Ermal Muça, i ftuar mbrëmjen e së hënës në “Opinion” ka deklaruar se është arrestuar mjeku që ishte në tavolinë me viktimën, Elton çiça. Gjithashtu ai tha se për vrasjen e së dielës në zonën e Bllokut janë shoqëruar dhe po pyeten në polici 29 persona.
Por lajmi i bujshëm që u bë i ditur në Opinion është se mjeku është arrestuar në kushtet e flagrancës pasi dyshohet se prishi provat në vendin e ngjarjes. Personi në fjalë ka qenë në shoqërinë e viktimës Elton Çiça, ulur në tavolinën e lokalit De Niro, ku ndodhi ngjarja. Bashkë me to ka qenë edhe një oficer policie dhe gazetari Spartak Koka.
Sipas oficerit të policisë, Muça: “Janë bërë disa veprime nga ana e këtij personi që kanë lëvizur gjëra në vendin e ngjarjes me dashje dhe kanë marrë bashkë me prokurorin një vendim për ta ndalur. Mund të jetë edhe vrasës me pagesë dhe jemi në rrugë goxha të drejtë”. Shihni deklaratën e tij në videon më poshtë.