Deri pak javë më parë Lugano mendonte mbijetesën në kampionat elitar të futbollit në Zvicër por me ardhjen në ekip të sulmuesit shqiptar Armando Sadiku, Lugano ka filluar të mendojë për të kapur Europën.
Këtë e tregoi edhe në fitoren e fundit të pestën radhazi në kampionat ku meritë ka edhe Sadiku dhe Tramezzani. Armando Sadiku e tregoi edhe sot që është një forcë e madhe për Luganon ndërsa me pasimin e tij për Marianin ndihmoi që ky i fundit të shënonte duke mos i lënë kohë portierit kundërshtar të reagonte.
http://www.dailymotion.com/video/x5kbu7f_goal-hd-grasshoper-0-1-lugano-30-04-2017_sport