Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video Arkiv/ Dasma e Edi Ramës dhe profili privat

2019/03/29 at 3:42 PM
në -ARKIVA OPINION, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video Arkiv/ Dasma e Edi Ramës dhe profili privat

Ceremonia martesore e kreut të socialistëve, Edi Rama me Linda Bashën tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Mbi 800 të ftuarit i kishin blerë çiftit dhurata nga më të çuditshmet. Pajisjet shtëpiake nga më luksozet dhe dhurata të tjera bënë që faturat e kësaj dasme të shkonte në mijëra e mijëra euro. Zgjedhjet kanë qenë nga më të çuditshmet siç janë edhe shishet e verës, apo shampanjës, që kapnin shifrat deri në 1500 euro.


Por siç dihet nga të gjithë, Edi Rama nuk e pi alkoolin. Vetë kreu i socialistëve thuhet se kishte porositur Gramoz Ruçin që t’iu thoshte deputetëve të mos shpenzonin për dasmën e tij. E më pas ka qenë Ruçi, ai që ka sugjeruar të jepnin nga 5000 lekë të reja për t’i blerë një dhuratë të përbashkët Ramës. Dhe dhurata ishte tejet e veçantë, një lampadar i bërë në Holandë me bambu dhe gizë. Lampadari kishte një çmim prej 3696 dollarësh dhe për të blerë këtë dhuratë ishin bashkuar 15 deri në 20 deputetë. Bëhet e ditur se ka qenë shumë e vështirë për të gjetur një dhuratë sipas shijeve të Edi Ramës, e për më tepër të gjendej brenda vendit. Të ftuar në dasmën e Edi Ramës kanë qenë personalitete të shtresës më të lartë, të cilët i kanë uruar martesën atij.

Emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu realizuar më datë 25.10.2010 trajton pikërisht dasmën e kreut socialist Edi Rama, sot kryeministër i vendit dhe profilin e tij privat.

Martesa me Linda Ramën ishte e treta zyrtare për kreun e socialistëve të asaj kohe dhe e para ceremoni, apo si festë. Ata kishin vite që njiheshin dhe kjo gjë ishte e ditur nga rrethi i ngushtë i çiftit. Por nuk ishin shfaqur publikisht deri pak kohë përpara dasmës së tyre. Dasma me mbi 800 të ftuar ishte më e madhja organizuar në Shqipëri. Nuk dihen zyrtarisht kostot e dasmës, por sipas të dhënave nga shtypi, ajo ka qenë 30 mijë euro.

Por në jetën e tij, ai ka pasur një raport të gjatë me femrat, raporte këto shumë të përfolura dhe të bëra publike. Duke nisur nga 4 Korriku i 1986-s, kur ai shpalli martesën me Matilda Makoçin, një aktore e famshme dhe një prej yjeve të mesit të viteve ’80. Nga martesa e tyre lindi një djalë, Gregori. Të dy ishin të njohur dhe artistë, historia e tyre dukej si një histori suksesi, por në fakt nuk ishte ashtu. Pas 5 vitesh lidhja e tyre mori fund në rrethana jo shumë të qarta.

I divorcuar nga Makoçi, i larguar nga basketbolli, por gjithnjë i tërhequr nga sporti i ri i politikës, Edi Rama nisi të shfaqej sërish në publik në vitin 1991 nën shoqërinë e një pedagogeje të re, Delina Ficos. Raporti i tij me Ficon zgjati rreth 6 vite dhe jetuan bashkë në vende të ndryshme. Ishin aktivë në lëvizjet politike të kohës dhe jetuan edhe në një apartament që ishte në pronësi të Edi Ramës, që ndodhej pranë parkut të autobusave. Ata qenë duke u kthyer në shtëpi në Shkurt të vitit 1997, kur Edi Rama u godit në fytyrë nga persona të panjohur dhe dërgua në spital. Duket se ajo ditë qe edhe shfaqja e tyre e fundit bashkë në Shqipëri.

Menjëherë pas saj Rama u largua për në Paris ku kishte menduar të zhvendosej përfundimisht. Ndërsa Fico udhëtoi drejt SHBA-ve me një bursë studimi. Martesa mes tyre u zgjidh me mirëkuptimin e të dyve, duke ruajtur më pas edhe një raport miqësor.

Në vitin 1998 kur mbërriti në Tiranë me detyrën e Ministrit të Kulturës, Edi Rama shoqërohej nga një antropologe gjermane, Karolina Olstein, me të cilën ishte njohur në Paris. Marrëdhënia e tyre ishte publike dhe në Maj të vitit 1998, Karolina u vendos në Tiranë për të jetuar me Ramën. Ideja një martese mes tyre ishte e pranishme në atë kohë, pasi shfaqeshin bashkë kudo, edhe në evenimente të rëndësishme. Por marrëdhënia mes tyre u thye shpejt dhe përfundoi në verën e vitit 1999.

Por mungesa e një partnereje stabël dhe jeta e tij private u bë në shumë raste objekt kritikash për kundërshtarët e tij.

Në verën e vitit 1999 Edi Rama shfaqet në publik nën shoqërinë e një prezantuesje të njohur, 11 vjet më e vogël se ai, por e njohur që në fillim të viteve 90-të, Rudina Magjistari. Revista Klan botoi e para lajmin se mes Ministrit të Kulturës dhe ikonës së ekranit kishte nisur një marrëdhënie dashurie. Lajmi u përgënjeshtrua, por më vonë u prezantuan bashkë në publik në një dalje në Tv Klan. 4 vite më vonë ajo deklaroi se njiheshin nga larg dhe se për herë të parë janë takuar një nga lokalet e Tiranës.

“Dy njerëz të gjatë si ne, nuk mund të mos i binin në sy njëri-tjetrit”, deklaroi Magjistari. Historia e tyre u bë shpejt publike dhe zuri faqet e revistave dhe gazetave. Nga të gjitha marrëdhëniet publike të Edi Ramës me femrat, ajo me Rudina Magjistarin u komentua më tepër. Në fushatën elektorale të 2003-shit, ata u puthën në skenë. Pas më shumë se 7 vite bashkëjetesë ata u ndanë pa vënë kurorë. Lajmi u bë publik në media në prag të fushatës së vitit 2007./Burimi: Tv Klan

 

Etiketa: arkivdasmarama


Ju sugjerojmë

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
Aktualitet

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

12 Gusht, 2025 11:09 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
Life Style

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

12 Gusht, 2025 10:28 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump
Bota

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

12 Gusht, 2025 10:01 pm
Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin
Sport

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin

12 Gusht, 2025 9:31 pm
Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
Bota

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

12 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
Para
Incident, një burrë tenton të futet në ambasadën amerikane

Incident, një burrë tenton të futet në ambasadën amerikane

Ngadalësohet ekonomia, shifrat e Instat rrëzojnë pretendimin e qeverisë

Ngadalësohet ekonomia, shifrat e Instat rrëzojnë pretendimin e qeverisë

Berisha: Dy socialistët që dua të falënderoj publikisht

Berisha: Dy socialistët që dua të falënderoj publikisht
















TE FUNDIT

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
12 Gusht, 2025

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit...

Lexo më shumë

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com