Menjëherë pasi Apeli i dha vulën e PD, ish kryeministrit Sali Berisha, në selinë blu ka nisur festa.
Ashtu siç shihet edhe në videot e mëposhtme, lajmi është pritur me fishekzjarrë dhe këngë lajmin e gëzueshëm për ta.
Simpatizantët e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës kanë festuar pasi gjykata i dha vulën e PD-së ish-kryeministrit.
“O Berishë, o hero krejt Shqipëria ty të do”, “Fitore historike e Partisë Demokratike”, brohorasin simpatizantët në derën e selisë së PD-së, ndërsa në sfond është vendosur kënga për Sali Berishën./Opinion.al