Aktualitet

Video/Anëtarja e PD:S’e kisha emrin në listë,e ka heq Basha se votoj për Berishën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:02 - 30/01/22 |
Opi Nion

Shpresa Qehaja, anëtare e Partisë Demokratike në një prononcim për mediat teksa po votohet për primaret në qytetin e Shkodrës ka denoncuar se nuk e kishte emrin në listë edhe pse është e pajisur me kartën e anëtarësisë së PD. Sipas saj emrin ia ka hequr kreu i PD, Lulzim Basha, pasi sipas saj ai e di që do të votojë për Berishën. Ajo është shprehur se kur ka votuar për Lulzim Bashën ka marrë kartën e anëtarësisë.

“Nuk e kisha emrin në listë. Pavarësisht se kam kartën e antarësisë dhe kartën e Identitetit, Votova. Jam demokrate e flaktë me shpirt dhe me zemër. Kam 13 protesta që marr pjesë, protestën e parë jam futur në burg 72 orë për Lul Bravën dhe sot jam detyrim paraqitje dy herë në muaj në Tiranë. Kam shku me protestu për të drejtat e mia. Më 8 janar shkuam për të hyrë në shtëpinë tonë hëngrëm helm dhe sot jam e sëmurë me ilaçe për punë të helmit. Beteja pa Lulzim Bashën do të dali më e forte. Lulzim brava në Shkodër nuk ka ça lyp më. Emrin e ka heq Lulzim Basha ai e di që unë votoj për Berishën. Për këtë arsye e kanë heq se kur kam votuar për Lulzim Bashën ma ka dhënë kartën Lulzim Basha”, tha Shpresa Qehaja./Opinion.al

 

 

Pas