Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit informoi se po kryhen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike në degën Bulqizë.
Por si duket procesi i votimit nuk po shkon siç duhet pasi në qendrën e votimit janë regjistruar përplasje mes mbështetësve të kandidatëve.
Dy kandidatët janë Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani dhe procesi i votimit po bëhet në Kinemanë e qytetit.
Ashtu siç mund të shihni edhe në videon e mëposhtme anëtarët e PD kanë shkulur një derë nga vendi teksa ka pasur debate verbale dhe shtyrje për të hyrë në dhomën ku po kryhet procesi i votimit.
Kujtojmë se ky proces zgjedhjesh do të zhvillohej të dielën por u shty për shkak të pretendimeve për fryrje të listës së anëtarëve që do të votonin për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Ndërsa u tërhoq nga gara të hënën ish- kryetari Defrim Fiku./Opinion.al