Aktualitet

Video/Alpinisti ndihmon policinë,nxjerr nga kanionet e Gjipesë turistin 24-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 09/04/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës, falë ndihmës së një alpinisti ka arritur të nxjerrin nga kanionet e Gjipesë një turist polak.

Mësohet se nxjerrja e turistit është bërë në një shkallë të lartë vështirësie dhe rreziku për jetën.

Bëhet e ditur se alpinisti që ka asistuar në shpëtimin e turistit është Kosta Xhaho, i cili bashkë me Delta Forcën , zjarrfikësit, shërbimet e Policisë Himarë dhe ekipin e Urgjencës, bënë shpëtimin e turistit polak.

Në lidhje me informacionin paraprak të datës 08.04.2022, ku në Sallën e Komandës dhe të Kontrollit në DVP Vlorë, ka ardhur një telefonatë nga një turist, shtetas polak, A. P., 24 vjeç, i cili kishte kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe kishte pësuar frakturë në njërën këmbë, sqarojmë se:

Menjëherë në drejtim të tij u nisën shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë, Delta Forca, një mjet i Urgjencës Mjekësore, si dhe alpinisti Kosta Xhaho”,-njofton policia.

Pas një pune në kushte të larta të rrezikshmërisë për jetën, për shkak të terrenit mjaft të vështirë, dhe duke treguar kujdes që turisti të mos dëmtohej më shumë, paraditen e sotme është bërë nxjerrja e shtetasit polak dhe transportimi i tij për ndihmë mjekësore. Mësohet se shtetasi polak A. P. është aktualisht jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas