Të bësh akullore në shtëpi është gjëja më e thjeshtë që mund të përgatisni. Në mënyrë që të keni një akullore të freskët dhe të shijshme, është më mirë që ta bëni vetë në shtëpi dhe për këtë ju duhen vetëm 3 ingredientë. Në rastin e kësaj recete ingredienti i tretë është vanilja, por ju mund të përdorni shije sipas dëshirës, duke ndjekur të njejtën proçedurë. Zbulojeni më poshtë sa e thjeshtë është.
Përbërësit:
Qumësht i kondensuar
Pana
1 bimë vanilje
Përgatitja:
Të tre përbërësit i hedhim në një enë. Më pas i rrahim me një rrahës elektrik deri sa të formohet një masë homogjene. Përbërjen e vendosim në nrirje për 6 orë ose gjatë gjithë natës. Më pas është gati të konsumohet. Për më tepër shihni videon.