Aksioni për lirimin e hapësirave publike si trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon në kryeqytet, madje edhe në qytete të tjera të vendit.
Si pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, kjo nismë ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet.
Sot kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve të ndërmarra, ku u lirua zona e zënë në mënyrë të paligjshme.
“Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes së një strukture të një biznesi privat në Tiranë, e cila kishte zënë hapësirë publike.
Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.