Aktualitet

Video/Aksidentoi 20-vjeçaren te vijat e bardha dhe ia mbathi, arrestohet shoferi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 17/05/22 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar drejtuesin e një mjeti, i cili ka aksidentuar në vijat e bardha një 20-vjeçare.

Mësohet se shërbimet e Policisë Rrugore kanë vënë në pranga shtetasin S.P, pasi duke ngarë automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali”, dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi S. P., banues në Tiranë ra në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Po në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh, njoftoi Policia Rrugore.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha./Opinion.al

Pas