Kryesore

Video/Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, humb jetën gruaja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 13/09/20 |
Opi Nion

Rrugët e Greqisë janë përgjakur gjatë orëve të fundit, duke shënuar një bilanc prej të paktën 8 viktimash, mes të cilëve edhe një bebe 16 muajsh. Foshnja humbi jetën në aksidentin e ndodhur në rrugën Patras- Pirgos, ndërsa mjeti i drejtuar nga babai i fëmijës u përplas me një tjetër automjet.

Ndërkohë, sikurse raporton Cnn grek, mes 8 viktimave të orëve të fundit në aksidentet nga Greqi, ndodhet edhe një grua shqiptare.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Naxos.

Sipas informacioneve në automjet ndodhej çifti I bashkëshotrëve dhe tre fëmijët e tyre. Ata kanë qenë duke udhëtuar në një rrugë fshati, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përplas me një mur, gjë që ka rezultuar fatale për gruan.

Sipas informaconeve paprapake, drejtuesi I mjetit ndodhej nën efektin e alkoolit. Fëmijët janë 2 vajza të moshës (12-13 dhe 7-8 vjeç) dhe një djalë rreth 17 vjeç. Djali ndodhej I ulur përpara dhe kishte përdorur rripin e sigurimit, ndërsa nëna dhe vajzat ndodheshin të ulura pas, të palidhura me rrip, shkruan Cnn duke cituar mediat lokale.

Makina u shkatërrua plotësisht, ndërsa ta plagosurit mbetën brenda. Ata u nxorën nga shërbimet emergjente, por pavarësisht ndihmës, gruaja nuk arriti të mbijetojë./Opinion.al

 

 

Pas