Një javë pas aksidentit tragjik të Sukthit, ku Dashnor Delialliasi, duke ngarë makinën çmendurisht, në sens të kundërt, mori 3 jetë dhe vdiq edhe vetë, dalin pamje që vertetojnë çmendurinë e tij.
Siç shihet në këto pamje, marrë nga kamerat e sigurisë së një biznenesi në autostradën Tiranë-Durrës, Deliallisi ecte me shpejtësi të lartë në kahun e kundërt të lëvizjes. Janë disa sekonda pamje, por mjafutueshëm për të kuptuar shkakun e përplasjes fatale me 4 viktima.
Pamjet janë filmuar pak minuta para aksidentit fatal. Mbajnë datën 13 tetor, ora 03:43, ndërsa aksidenti ndodhi rreth orës 04:00.
36-vjeçari mendohet se ka qenë nën efektin e kokainës dhe ka lëvizur në sensin e kundërt për ti shpëtuar policisë që po e ndiqte.
Greta Sherifi, Izabela Balla dhe Elona Koçibaros ishin tre shoqe të ngushta që kishin ndërmarrë së bashku një udhëtim, por humbën jetën tragjikisht pasi makina e tyre u përplas ballë për ballë me “shoferin e vdekjes”.
*Më poshtë pamje të makinës së Delialliasit pak minuta para ngjarjes.