Dy persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, në një aksident në rrugën Berat- Poshnje. Sipas policisë, një motor që drejtohej nga një 25 vjeçar, përplasi një këmbësor të moshuar. 70 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit, por nga përplasja u dëmtua dhe vetë drejtuesi i motorrit. Policia bëri shoqërimin e tij dhe e dëgoi në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Një aksident tjetër ndodhi edhe në Elbasan. Një makinë përplasi këmbësorin i cili mori plagë të rënda në kokë. Burri i aksidentuar rreth 60 vjeç ndodhet aktualisht në reanimacion.
Ndërsa në Tiranë, në rrugën e Rinasit u perplasen 3 mjete, por fatmiresisht pa te plagosur rende.