Dy urbanë, përkatësisht i linjës së Tiranës së Re dhe i linjës së Yzberishtit janë përplasur pak minuta më parë në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë ish-shkollës së partisë.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se pasagjerët kanë dalë të tronditur nga urbanët dhe disa prej tyre kanë marrë plagë të lehta. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e përplasjes së dy mjeteve që transportojnë qytetarët brenda kryeqytet.