Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në Bulevardin Zhan d’Ark në Tiranë, teksa dy automjete dyshohet se kanë kanë humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë.
Nga burimet e para mësohet se nuk ka të dëmtuar, veçse dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat policore, për të sqaruar rrethanat reale të aksidentit.