Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Prishtinë-Prizren.
Në aksident janë përfshirë 7 makina, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Ende nuk dihet se sa persona kanë mbetur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e ndihmës së shpejt dhe forcat zjarrfikëse. Si pasojë e aksidentit trafiku në autostradën Prishtinë-Prizren është bllokuar.
“Më 24.12.2020 rreth orës 17:00, në autostradë (dalja për Suharekë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë shtatë (7) vetura. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarrfikësve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes. Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim”,- thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al