Aktualitet

Video/ Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen 4 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 01/11/21 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit, në afërsi të rreth-rrotullimit të Koplikut.

Paraprakisht bëhet e ditur se janë përplasur dy automjete, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Mësohet se njëri prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ashtu siç mund të shihni edhe në pamjet e mëposhtme, përplasja mes automjeteve ka qenë shumë e fuqishme, aq sa njëri prej automjeteve ka përfunduar jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja./Opinion.al

Pas