Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Thumanë
Sipas informacioneve, bëhet me dije se viktima është identifikuar me iniciale P. P., teksa është përplasur nga automjeti në momentin që po lëvizte më motoçikletën e tij.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve./Opinion.al