Kronikë

Video/Aksident në aksin Cërrik-Belsh,përplasen “Benzat”,shoferi mbetet i bllokuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 07/01/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Cërrik-Belsh, ku dy automjete “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Paraprakisht, nga uniformat blu është bërë e ditur që si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.01.2022, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H.

Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia./Opinion.al

Pas