Dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor Golem-Kavajë.
Në këtë aksident janë përfshirë tri makina, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet. Njëra nga makinat e përfshira në aksident mban targën TR 9718 N.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./tvklan.al