Kronikë

Video/Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Librazhd,raportohet për disa të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:10 - 25/08/22 |
Opi Nion

Një aksident i trefishtë është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e njohur si Kthesa e Murrashit.

Klan Neës bën me dije se një fugon me targa zviceriane është përplasur me dy makina.

Nga të njëjtat burime bëhet me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur disa persona, ndërsa janë shënuar dëme të shumta material.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar. Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al

Pas