Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e mesditës në aksin Shkodër-Lezhë, ku janë përfshirë të paktën 3 makina.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kakarriq dhe për pasojë janë plagosur 3 pasagjerë dhe drejtuesi i një prej mjeteve.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë lëvizja në superstradën Lezhë-Shkodër është devijuar në rrugën dytësore Kakarriq- Gjadër. Siç shihet nga pamjet makinat e përfshira në aksident kanë pësuar dëmtime të mëdha./Opinion.al