Aktualitet

Video/ Aksident i rëndë në Tiranë, plagosen dy efektivët e “Shigjetave”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:43 - 07/09/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Sipas tvklan.al një motor i forcave “Shigjetat” është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur, 2 efektivët që ishin duke udhëtuar në motor, ku një prej tyre është në gjendje më të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë, tek Kopshti Botanik. Siç shihet nga pamjet, dy efektivët e plagosur po marrin ndihmën e parë mjekësore .

Ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes për shkak të trafikut të rënduar në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje./Opinion.al

Pas