Një aksident i rëndë ka ndodhur vetë pak minuta më parë në aksin Shkodër – Lezhë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur rëndë, tre persona.
Qytetarë të rastit kanë dërguar në redaksinë tonë pamjet nga aksidenti, ku mësohet se të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë mjekimin e menjëhershëm.
Shkak i këtij aksidenti mësohet të jetë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia mbi normat e lejuara./ JOQ