Gara e Australisë në Formula 1 është ndërprerë në xhiron e 19-të, për shkak të një aksidenti të frikshëm që pësoi piloti spanjoll i McLaren, Fernando Alonso.
Ai iu përplas me meksikanin Esteban Gutierrez teksa përpiqej ta parakalonte. Makina e Alonsos u shkatërrua thuajse totalisht, dukë përfunduar jashtë piste pasi edhe u rrotullua dhe përfundoi kokëposhtë.
Për fat të mirë, asnjë problem për Alonso, që doli nga makina me këmbët e tij, ashtu sikurse edhe Gutierrez, që nuk pati ndonjë përplasje me njëvendëshen e tij.
Në krye të garës ndodhej Vettel, që ndiqej nga Rosberg e Raikkonen, ndërsa Hamilton ka qenë i shtati. Komisarët kanë pastruar pistën, ndërkohë që makinat kanë qenë prej disa minutash në bokse.