Ky është momenti i frikshëm i një aksidenti rrugor në Poloni.
Ashtu sikurse shihet në video, një makinë që ecte me shpejtësi të madhe hipi mbi një rrethrrotullim dhe u ngrit në ajër, njësoj sikur të ishte gati për të nisur një fluturim.
Edhe pse duket si një skenar filmash, makina Suzuki këputi një pemë në ajër dhe për pak goditi dhe një statujë të Papës përpara se të përplasej me disa ndërtesa në varrezën e Rabien në Lodz.
Pasi ra në tokë mjeti mori flakë dhe u shkatërrua plotësisht, por fatmirësisht drejtuesi i saj, një 41 vjeçar, arriti të mbijetojë./Opinion.al
https://www.youtube.com/watch?v=Pxc1hI5cVuc