Një shtetas afrikan i quajtur Clayvion Winn është bërë hit në rrjetet sociale, pasi videoja e tij po bëhet virale. Në video shihet teksa afrikani është i mbuluar me flamurin shqiptar dhe ndërkohë këndon shqip.
Në sfond dëgjohet teksti i këngës “Shqipërie e dua, se jam shqiptar, Kosovën e dua se jam kosovar”. Videoja është shpërndarë nga një faqe facebooku. Në kraharor shihet se i riu ka edhe simbolet e Kosovës.