Një avion luftarak i epokës sovjetike MiG-23 është rrëzuar gjatë një shfaqje ajrore në Michigan, duke goditur më pas makinat në tokë.
Piloti vuri re se avioni po humbiste fuqinë dhe ai dhe pasagjeri arritën të dilnin në mënyrë të sigurt vetëm pak çaste përpara se avioni të rrëzohej në një shtëllungë tymi.
Piloti ka pësuar lëndime të rënda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri ka mbetur me lëndime të lehta, thanë zyrtarët.
Aeroplani udhëtoi rreth 500ft (152m) pas përplasjes fillestare, kaloi nëpër disa pemë dhe përfundoi pranë ndërtesës së apartamenteve.