Zakonisht ndodh që ajo të magjeps audiencën me zërin e saj të fuqishëm, por këtë të diel gjatë koncertit në Brisbane, 28 vjeçarja është detyruat të luftojë më disa mushkonja që i ishin ngjitur për ta pickuar.
Adele “tmerruar”audiencën me të bërtiturat e saj pasi është ndjekur nga disa insekte në skenë, duke thirrur me zë të lartë:
“Ato të gjitha po përpiqen të më vrasin”.Ndërkohë që e gjithë audienca nisi të qeshë, këngëtarja vijoi duke thënë: “Për dreq. Ato janë këtu gjatë gjithë kohës”.
Por edhe pse është dukur sikur gjendja është qetësuar dhe këngëtarja i është rikthyer detyrës, mushkonjat janë rikthyer sërish.“Ato erdhën përsëri tek mua. Më falni nuk jam australiane, nuk më pëlqejnë insektet”.
Gjatë të njëjtit koncert këngëtarja ka pranuar se është martuar në fshehtësi me partnerin e saj, Simon Konecki./opinion.al