Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku duket një karvan me autobote në aksin Elbasan – Librazhd. Berisha thotë se pamjet janë dërguar nga qytetaret. Sipas tij, autobotet i ngjasojnë atyre që bëjnë transportin e lëndëve toksike. Karvani i autobotëve shoqërohej nga policia, ndërsa në vend të targave ishte vendosur një shënim ku shkruhej “transport i veçantë”. Pamjet janë filmuar mëngjesin e sotëm rreth orës 03:21.
Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Qytetari dixhital dërgon një video të filmuar mbrëmë në ora 3:21 mëngjesit të
– një karvani autombotesh të gjata, të cilat në Europë përdoren për
– transportin e lëndëve toksike ose radioaktive, të shoqëruar nga policia
– karvani lëvizte nga Elbasani drejt Librazhdit.
– Makinat në vend të targave kishin një pllakë ku shkruhej transport i veçantë!Këtu më poshtë keni tekstin dhe videon e dërguar prej tij. sb