Lidhja e Çiljetës me Alban Hoxhën është një lajm që zgjon kureshtje gjithmonë. Në çdo emision ku këngëtarja është e ftuar, nuk i shpëton kurrë pyetjeve për Albanin. Rezervat e saj kanë qenë të shumta, por insistimet e gazetarëve herë – herë kanë nxjerrë në pah detaje. E ftua në “Top Show” Çiljeta është pyetur në lidhje me xhelozinë.
Gazetari Ervin Kurti ka arritur ta zbulojë disi këtë anë të saj ku ajo është përgjigjur:
“Nuk do të thotë të jesh një femër e bukur, nuk do të thotë që s’je njeri normal në jetën e përditshme, apo mos jesh xheloze. Madje femrat e bukura janë edhe më xheloze se një femër normale apo një femër zyre me syze qorri” është përgjigjur Çiljeta ndërsa duke qeshur i ka thënë Aulona Mustës, se nuk e kishte për të.