Life Style

Video/79-vjeçarja trajnohet nga njësia speciale,gati të mbrojë Ukrainën nga Rusia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:55 - 14/02/22 |
Opi Nion

Një 79-vjeçare ka vendosur t’i bashkohet njësisë speciale që trajnon qytetarët të cilët vullnetarisht i bashkohen ushtrisë për të mbrojtur Ukrainën në rast se Rusi vendos të sulmojë.

Valentyna Konstantynovska, 79-vjeçe, ka mësuar ta përdor kallashnikovin në poligonin e gardës kombëtare në Mariupol në veri të Ukrainës.

Ajo dhe civilë tjerë janë trajnuar nga pjesëtarët e njësisë speciale Azov. Ukrainasit e kanë përshkruar Koknstantynovskën, si heroinë pasi kaloi me sukses trajnimin.

“Edhe nëna e juaj do të vepronte si unë. Shkova për t’u trajnuar dhe sigurisht se nuk do të jem ushtare e mirë, pasi trupin nuk e kam si dikur. E arma është shumë e rëndë për mua”, tha ajo.

Fqinjët e përshkruan si “ukrainasen e vërtetë”, por ajo nuk është gruaja e vetme që është shprehur e gatshme të luftojë nëse rusët i sulmojnë.

Pas