Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ 6 vjet burg për ish-policin që tentoi të grabiste taksistin

2016/09/25 at 5:21 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ 6 vjet burg për ish-policin që tentoi të grabiste taksistin

Gjykata e Tiranës përfundoi në dy seanca gjyqësore gjykimin ndaj një ish­efektivi policie, të akuzuar për tentativën e grabitjes së një taksisti me armën e shërbimit.

I pandehuri Eduart Budini, 30 vjeç, ish­efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, u shpall i fajshëm për “vjedhje me armë”, mbetur në tentativë dhe u dënua me 9 vjet burg.

Ai përfitoi uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak se dosja u gjykua me kohë të shkurtuar. Budini u identifikua si autor i ngjarjes në shkurt të vitit 2016, kohë kur Policia e Tiranës publikoi në media pamjet filmike të tentativës së grabitjes dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve.

Gjithë ngjarja kriminale ishte filmuar nga një kamera e instaluar në kabinën e autoveturës taksi, e cila i kishte filmuar fytyrën dhe veprimet e tij.

Pas arrestimit dhe gjatë gjykimit, ai pranoi të ishte autor i tentativës së grabitjes, por se të gjitha veprimet e tij kishin ndodhur nën efektin e alkoolit dhe nën gjendje të rënduar psikologjike për shkak të ndarjes nga gruaja.

Ai shprehu pendesë për përdorimin e armës së shërbimit dhe theksoi se pas ngjarjes kishte shkuar te vendi i taksive për t’i kërkuar falje shoferit por, nuk e kishte gjetur.

Budini e ka ankimuar në Apel vendimin ndaj tij. Sipas vendimit të shpallur nga një treshe gjyqtarësh të kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, mesditën e 9 nëntorit 2015, i pandehuri Budini ka marrë një taksi pranë qendrës së Tiranës, ku i ka kërkuar drejtuesit të saj ta çonte në zonën e Yzberishtit.

Gjatë rrugës, ndërmjet të pandehurit dhe shoferit të taksisë janë zhvilluar biseda të zakonshme, gjatë të cilave i pandehuri ka gënjyer, duke paraqitur të dhëna të ndryshme për vete, si dhe është munduar t’i shmanget shikimit të të dëmtuarit nëpërmjet pasqyrës së brendshme të kabinës së mjetit.

Në Yzberisht, pasi e ka orientuar shoferin të ndalojë në një rrugë të paasfaltuar, i pandehuri ka nxjerrë armën tip pistoletë, duke ia drejtuar shoferit në shpatullën e djathtë.

Ndërsa, me dorën e majtë ku mbante veshur një dorezë të zezë, e ka shtrënguar fort në qafë. Këto veprime i pandehuri i ka kryer të shoqëruara me shprehjen “të mos bënte asnjë lëvizje dhe t’i jepte shpejt lekët se sapo kishte dalë nga burgu”.

Shoferi i ka lënë në dorë shumën që kishte dhe ka refuzuar t’i jepte unazën që kishte në gisht. Në këtë moment, shoferi u ka thënë dy kalimtarëve të njoftojnë policinë, ndërsa i pandehuri ka futur armën në brez dhe është larguar duke ecur normalisht.

Etiketa: burgGRABITJEpoliciTaksisti

Ju sugjerojmë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës
Kronikë

Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

22 Shtator, 2025 9:02 pm
Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit
Aktualitet

Shkarkoi zv.ministrin se piu cigare në lokal, Koçiu:Shkelje e pajustifikuar e ligjit

22 Shtator, 2025 8:32 pm
SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
Bota

SHBA: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

22 Shtator, 2025 8:27 pm
Para
FOTOT/ Po ndiqej nga policia, “X6” përfundon në oborrin e një banese te “Komuna e Parisit”

FOTOT/ Po ndiqej nga policia, “X6” përfundon në oborrin e një banese te “Komuna e Parisit”

FOTOLAJM/ Gjyqtarin kryesor të derbit Tirana-Partizani nuk e lënë të hyjë në stadium

FOTOLAJM/ Gjyqtarin kryesor të derbit Tirana-Partizani nuk e lënë të hyjë në stadium

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave nuk përmbahet: Ja aktorja që do e zhdukja. Reagon gazetarja: Tmerr, ku jetojmë!

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave nuk përmbahet: Ja aktorja që do e zhdukja. Reagon gazetarja: Tmerr, ku jetojmë!

TE FUNDIT

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
22 Shtator, 2025

Anxhela Faber, CEO e Faber Media, gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për projektligjin për barazinë gjinore, është shprehur se mbështet...

Lexo më shumë

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
22 Shtator, 2025

Nga debate të forta është përfshirë studio e Opinion në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Një nga kundërshtuesit e...

Lexo më shumë

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
22 Shtator, 2025

Pastori Akil Pano nga Koalicioni Pro Familjes ka folur në emisionin Opinion në lidhje me projekt-ligjin për barazinë gjinore, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com