Bota

Video/4 viktima në një sulm terrorist në Izrael, momenti kur qëllohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:09 - 27/03/22 |
Opi Nion

Të paktën 4 persona u raportuan të vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën në një sulm “terrorist” sonte në qytetin izraelit Khandera (në veri), thanë ekipet e shpëtimit dhe policia, që bëri të ditur se autorët ishin vrarë.

“Dy izraelitë u vranë në një sulm terrorist në Khandera, midis Tel Avivit dhe Haifa”, tha në një deklaratë të shkurtër Magen David Adom, ekuivalenti i Kryqit të Kuq të Izraelit, duke shtuar se ishte kujdesur për gjashtë persona të lënduar gjatë incidentit.

“Dy terroristë hapën zjarr ndaj policisë, duke vrarë dy kalimtarë,” tha policia izraelite, duke shtuar se forcat speciale kishin vrarë dy autorët.

Pamjet e kamerave të sigurisë të Chandera-s të transmetuara nga televizioni izraelit treguan dy burra duke hapur zjarr mbi një mjet të parkuar. Në vendin e ngjarjes, në Chandera, një reporter i AFP pa një kufomë të shtrirë në tokë.

Sulmi ndodhi pak pas mesditës përpara një tubimi të diplomatëve të SHBA-së dhe Egjiptianëve, Emirateve, Bahrejnit dhe Marokenëve në Negev (në jug)./Opinion.al

 

Pas