Kronikë

Video/ 4 të rinj kapen duke shkëmbyer drogën, sekuestrohen para dhe makina



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:50 - 21/02/22 |
Opi Nion

Katër persona janë vënë në pranga në Fier, pasi janë kapur duke shkëmbyer lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit “Dërmënasi”  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B.D., 34 vjeç dhe R.K., 38 vjeç, banues në Kurjan; I.G., 30 vjeç dhe K.G., 24 vjeç, banues në Dërmënas.

Katër shtetasit e arrestuar janë kapur gjatë operacionit, në fshatin Fermë Çlirim, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestrua 1 armë gjahu, municion luftarak, 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, shuma 100.000 lekë të rinj me të cilën do blihej lënda narkotike, 3 automjete, 7 aparate celulare dhe 2300 euro që u gjetën gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L.G., 29 vjeç, banues në Dërmënas, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Opinion.al

Pas