Kryesore

Video 3D/Si mund të ketë ndodhur aksidenti me 46 viktima në Bullgari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 24/11/21 |
Opi Nion

Mediat e Maqedonisë së Veriut, kanë ndërtuar dhe bërë publike një video 3D, e cila tregon se si mund të ketë ndodhur aksidenti i autobusit në Bullgari, që i mori jetën 46 personave.

Sipas pamjeve, e cila ndërton momentin që ka ndodhur aksidenti, autobusi si fillim është përplasur me një bordurë anësore të rrugës dhe më pas ndodh një tjetër përplasje në anën tjetër.

Pikërisht sipas projeksionit, kjo përplasje ka rezultuar fatale, pasi autobusi është përfshirë në flakë duke i marrë jetën kështu dhjetëra pasagjerëve.

Aksidenti i rëndë, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Bullgari, i mori jetën 46 personave dhe la të plagosur 7 të tjerë.

Autobusi me turisë nga Maqedonia e Veriut, po kthehej nga Turqia, kur u përplas në Bullgari. Shumica e viktimave ishin shtetas maqedonas me origjinë shqiptare./Opinion.al

Pas