Kronikë

Video/370 kg drogë në kamion, pranga 26-vjeçarit në kufi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 06/08/20 |
Opi Nion

Një 26 vjeçar është kapur në flagrancë për trafikimin e 370 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me destinmacion Maqedoninë e Veriut, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndalimi i të riut u bë në pikën Kufitare të Bllatës pasi gjatë një kontrolli të kryer në mjetin kamionçinë tip “Benz”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehur në brendësi të kamionçinës lëndë narkotike.

Kontrolli ka vijuar  nga grupi hetimor dhe  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm  u gjet e fshehur një sasi prej 370 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis , e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore , Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër , bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të  kamionçinës F. A., banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë. Vijojnë hetimet për  dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje./Opinion.al

 

Pas