Aktualitet

Video/3 çanta të mbushura me kanabis drejt Malit të Zi, si u arrestuan 3 të rinjtë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 19/11/22 |
Opi Nion

Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia në kuadër të një operacioni policor të koduar “Grabom”, pasi tentuan të trafikonin lëndë narkotike drejt Malit të Zi.

Uniformat blu bëjnë me dije se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”, oficerët e Policisë kanë lokalizuar një automjet të dyshuar, ku udhëtonin tre të rinjtë. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur tre çanta me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tre të rinjve, R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Pas