Bota

Video/ 20-vjeçari sulmon dhe thikë dhe acid pasagjerët në një tren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:13 - 31/10/21 |
Opi Nion

15 persona kanë mbetur të plagosur pasi një 20 vjeçar sulmoi papritur pasagjerët në një tren në  Shinjuku  të Tokios.

Mësohet se i riu i ka qëlluar pasagjerët me thikë dhe acid klorhidrik. Bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore, teksa një prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet kanë mundur ta neutralizojnë agresorin dhe ta arrestojnë atë.

Treni në Shinjuku është stacioni më i ngarkuar në botë. Në orën 20:00 me orën lokale, teksa shumë të rinj po shkonin në qendër të qytetit për të festuar Halloween 20-vjeçari nxori thikën dhe acidin dhe sulmoi qytetarët që ndodheshin rastësisht pranë tij./Opinion.al

Pas