Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ “20 mijë euro për person”, emrat e të arrestuarve dhe laboratori i vizave

2018/05/15 at 2:29 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ “20 mijë euro për person”, emrat e të arrestuarve dhe laboratori i vizave

“272” është koduar operacioni që çoi në pranga 17 persona të cilët merreshin me falsifikimin e vizave dhe transportin ilegal të emigrantëve. Në total, dha drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu janë 41 persona të përfshirë në këtë rrjet, ku ka grekë dhe shtetas të kombësive të tjera. Mes të arrestuarve janë 2 punonjës policie.

Po kështu janë zbuluar laboratorët, prej të cilëve 7 në Greqi dhe 4 në Shqipëri që ishin ngritur për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.

Sipas policisë hetimet kanë nisur në nëntor 2016 dhe është dokumentuar se shtetasit Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht: SHBA, Kanada dhe Mbretëri e Bashkuar.

Në funksion të këtij hetimi janë dokumentuar disa episode ku personat e mësipërm, kanë falsifikuar dokumenteve të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve.

Në këmbim për këtë aktivitet të paligjshëm ata merrnin nga personat e trafikuar shuma të konsiderueshme të vlerave monetare që shkonin deri në 20 mijë euro për person.

Shtetasit Gentjan Stojku dhe Alfred Myrtaj ishin ndërlidhësit mes dy pjesëve të grupit që vepronte në Shqipëri dhe Greqi. Ndërsa shtetasi Marjo Myrtaj ishte në rolin e korrierit mes tyre.

Në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të policisë, Entela Çala dhe Arian Uku, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës si punonjës policie.

Gjatë operacionit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Të arrestuar në Shqipëri janë:
1. Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana
2. Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana
3. Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana
4. Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana
5. Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana
6. Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra
7. Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie
8. Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie
9. Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana
10. Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana
11. Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana
12. Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra
13. Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana
14. Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana
15. Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana
16. Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra
17. Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.

Ju sugjerojmë

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

17 Korrik, 2025 3:15 pm
Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

17 Korrik, 2025 3:01 pm
BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate
Aktualitet

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

17 Korrik, 2025 2:52 pm
“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik
Aktualitet

“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik

17 Korrik, 2025 2:23 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve

17 Korrik, 2025 2:11 pm
Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes
Aktualitet

Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

17 Korrik, 2025 2:05 pm
Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..
Aktualitet

Mbeti në qeli/ Ilir Meta: S’kanë shans të shpikin ndonjë provë! Asnjë zhgënjim nga..

17 Korrik, 2025 1:59 pm
“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara
Aktualitet

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

17 Korrik, 2025 1:50 pm
(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë
Aktualitet

(VIDEO)Thyen dhe vodhën një “Tabachino”/ Në pranga 2 persona, procedohen 2 të tjerë

17 Korrik, 2025 1:39 pm
Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës
Kryesore

Reuters: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor i Europës

17 Korrik, 2025 1:21 pm
Para
Ja foto që vërteton se këngëtari Ylli Baka ka drekuar me Habilajt

Hajdarmataj ironi me Tahirin: Unë u shkarkova, s'qendrova në detyrë sa kryepolici që ruante drogën e Habilajve

Kënga e re e Selena Gomez po i shkakton stres Justin Bieber. Çfarë ka dashur të thotë?

Kënga e re e Selena Gomez po i shkakton stres Justin Bieber. Çfarë ka dashur të thotë?

Shqetësimi i Papës: Të rinjtë e sotëm duan vetëm selfie me mua

Shqetësimi i Papës: Të rinjtë e sotëm duan vetëm selfie me mua

TE FUNDIT

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
17 Korrik, 2025

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje. Lajmi bëhet i...

Lexo më shumë

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
17 Korrik, 2025

Hyri i maskuar me kapuç, për të vjedhur në një dyqan, pasi theu me çekiç xhamin e derës gjatë natës,...

Lexo më shumë

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate
17 Korrik, 2025

Komisionerja evropiane Marta Kos deklaroi se me buxhetin e ri, BE-ja do të japë 42.6 miliardë euro për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë

“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik

“Nuk jam zyrtar i lartë”, Apeli i GJKKO-së vendos për Alqi Bllakon më 23 korrik
17 Korrik, 2025

Ka përfunduar pas dy orësh seanca në Apelin e Posaçëm në ngarkim të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com