Kronikë

Video/176 km/h, policia vihet në ndjekje të 35-vjeçarit nga Tirana


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:51 - 30/08/20 |
Opi Nion

Një 35-vjeçar është kapur mbrëmjen e së shtunës nga policia, e cila iu vu në ndjekje pasi nuk ndaloi, kur iu dha shenjë ndalimi.

“35 vjeçari nga Tirana që qarkullonte me 176 km/h, është kapur gjatë ndjekjes nga patrullat e tjera të Policisë Rrugre që ishin vendosur në distancë, pasi ky drejtues mjeti nuk ndaloi kur  punonjësi i Policisë i dha shenjë ndalimi”, njofton policia duke bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit, në aksin Tiranë- Durrës- Tiranë, është hequr leja e drejtimit për 16 mjete.

“Vijon kontrolli  i Policisë Rrugore me radar e drager i shtrirë në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit. Gjatë monitorimit me radar  të rrugës interurbane Tiranë -Durrës -Tiranë,  përgjatë orëve të vona të mbrëmjes  së datës 29 gusht dhe deri në orën 01.15 të ditës së sotme, u konstatuan 16 drejtues mjetesh me shpejtësi  që varionte nga 145 km/h deri në 176 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta për të dalë në OASH. 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë.  Gjithashtu gjatë patrullimeve  në segmentin Sauk-Teg, gjatë orëve të vona të mbrëmjes, Patrullat e Policisë Rrugore kanë shoqëruar  për në Komisariatin e Policisë Rrugore  për verifikime  të mëtejshme nga strukturat e DVP Tiranë, 2 automjete prodhime të viteve të fundit ,  pasi drejtuesit e automjeteve kryenin manovra të rrezikshme në rrugë  dhe kishin mangësi në dokumentacion”, njofton policia duke shtuar se në rrugët e kryeqytetit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe janë pezulluar 12 Patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit./Opinion.al

 

TiranëSiguria Rrugore, kontribut i të gjithëve Vijon kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager 📸🚔🚓✍, i shtrirë në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.Gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë -Durrës -Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 29 gusht dhe deri në orën 01.15 të ditës së sotme, u konstatuan 16 drejtues mjetesh me shpejtësi që varionte nga 145 km/h deri në 176 km/h, 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????. të cilëve ju tërhoq patenta për të dalë në OASH.35 vjeçari nga Tirana që qarkullonte me 176 km/h, është kapur gjatë ndjekjes nga patrullat e tjera të Policisë Rrugre që ishin vendosur në distancë, pasi ky drejtues mjeti nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i dha shënjë ndalimi.14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugëGjithashtu gjatë patrullimeve në segmentin Sauk-Teg, gjatë orëve të vona të mbrëmjes, Patrullat e Policisë Rrugore kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Rrugore për verifikime të mëtejshme nga strukturat e DVP Tiranë, 2 automjete prodhime të viteve të fundit , pasi drejtuesit e automjeteve kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe kishin mangësi në dokumentacion.Kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke verifikuar me alkooltestues, ku prej mbrëmjes së datës 29 gusht e deri në këto momente janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe janë pezulluar 12 Patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos e trajtojnë rrugën si pistë 🛫 ndërsa mjetin si 🚀, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut 🚑, për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit. 📸 dhe ✍në adresë të Komisariatit digjital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmeri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.#Viti2020VitiiSigurisëRrugore#zbatorregullatudhëtoisigurt#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘# VleresoJetenMeShume🙏

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 29 août 2020

Pas