Pas më shumë se 12 orësh është nxjerrë nga lumi i Zall Bastarit furgoni i pasagjerëve që u bllokua pasditen e djeshme.
Furgoni tip “Benz” u nxor nga vërshimet e lumit me ndihmën e mjeteve të administratorit të Njësisë Zall Bastar.
Vërshimet e lumit që u rritën për shkak të reshjeve të shiut, bllokuan furgonin që po transportonte pasagjerë dje rreth orës 18:00 në Zall Bastar, këtu në kryeqytet.
Fatmirësisht pasagjerët dhe shoferi mundën të dilnin nga mjeti dhe shpëtuan pa asnjë lëndim. Moti i keq kishte rritur prurjet në këtë lum, duke e bërë të pamundur kalimin në anën tjetër. /tvklan.al