Aktualitet

Video/1 mijë lekë policit për mos t’i bërë testin, e pëson shoferi: Më fal o shef



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 05/12/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit informon se janë intensifikuar kontrollet për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për evidenimin e ndëshkimin e çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, apo që sjellin vështirësi e bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve në rrugët e kryeqytetit.

Mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi K.M., 24 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Porsche”, i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë të Qarkullimit Rrugor për të mos bërë testin e alkoolit me drager. Ky shtetas u procedua penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njëkohësisht gjatë kontrolleve, duke përdorur dragerat në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane janë arrestuar në flagrancë 6 persona që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit:

K.S., 27 vjeç; L.M., 58 vjeç; S.S., 30 vjeç; F.P., 32 vjeç; V.R., 24 vjeç dhe E.Xh., 31 vjeç.

Si dhe u proceduan penalisht për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi 4 shtetas. Gjithashtu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rrugët monitorohen me radarë, makinën inteligjente, kamera, aparate fotgrafikë dhe nga patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara./Opinion.al

Pas