InstaBIZ

Victoria Beckham tregon sesi ka përjetuar bulizëm në adoleshencë


               Publikuar në : 15:51 - 17/09/19 |
xhu lia

Stilistja Victoria Beckham është një nga personazhet më të njohur dhe më të pëlqyer jo vetëm në Britani.

Gjatë një interviste për ‘Glamour Uk’, Victoria u shpreh për mënyrën sesi po edukonte vajzën e saj dhe gjithashtu ndau disa momente nga adoleshenca e saj, e cila nuk ka qenë ndër më të mirat.

Posh Spice rrëfeu se në moshën e adoleshencës ka ndjerë bulizëm si fizik ashtu edhe mendor.

“Për shkak të eksperiencës time flas me Harper-in dhe i them se si vajzat duhet të jenë të sjellshme me njëra-tjetrën”,-përfundoi ajo.

Gjatë kësaj jave Victoria Beckham ka prezantuar linjën e re të produkteve kozmetike  “Victoria Beckham Beauty” gjithashtu edhe koleksionin e veshjeve pranverë-verë 2020./Opinion.al/

Pas