Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vezhgimi/ Qeveria Rama për 5 vite nuk shtroi dot 13 km rrugë në aksin Tiranë-Elbasan (video)

2018/09/05 at 4:00 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Vezhgimi/ Qeveria Rama për 5 vite nuk shtroi dot 13 km rrugë në aksin Tiranë-Elbasan (video)

“Rruga Tiranë – Elbasan do të hyjë në rekordet e historisë së ndërtimit të rrugëve në Shqipëri, si segmenti që ka marrë kohën më të gjatë për të përfunduar. Në 5 vitet e fundit, 13 kilometrat nga rrethrrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit të Elbasanit nuk janë shtruar ende. Me këto ritme i bie që të jenë ndërtuar 1.8 kilometra në vit.”

Punimet për të ndërtuar rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin filluan në vitin 2011, ndërsa tuneli i Kërrabës dhe segmenti nga tuneli për në hyrje të qytetit të Elbasanit ishin gati në pranverë të 2013-s.

13 kilometrat nga Tuneli në drejtim të Tiranës kane mbetur për 5 vjet një kantier i hapur.

“Për katër muaj përfundon viti 2018-të, por pamja që kemi parë përditë në kantierin në afërsi të fshatit Ibë, që ka hapur firma që po kryen punimet për Tiranë-Elbasan, është e njëjtë. Kamionët dhe makineritë që po punojnë për shtrimin e rrugës mund të numërohen me gishtat e dorës.”

Punimet vazhdojnë të zvarriten për arsye të ndryshme, njëherë për shkak të rrëshqitjeve, njëherë se nuk kishte studim gjeologjik, e pas mbylljes së projektit ishte problem i gjetjes së parave.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë në një përgjigje për televizionin Klan se arsyeja kryesore se përse kilometrat e fundit kanë mbetur pa u shtruar është mungesa e fondeve.

Një javë më parë qeveria miratoi një kredi të dhënë nga OPEC me vlerë 16 milion dollarë, e cila do të shërbejë për mbylljen përfundimtare të të gjithë segmentit. Mospasjen e financimit të duhur për rrugën, Autoriteti Rrugor Shqiptar ia ve drejtimit të vjetër i cili në vitin 2016-të kërkoi shumën reale që duhej me vlerë 57 milion dollarë te OPEC, ndërsa në ministrinë e Financave, si autoritet përgjegjës për marrjen e kredisë, e bëri për një fond me vlerë 35 milion euro.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës, kësti i fundit i OPEC do të bëhet efektiv brenda Shtatorit dhe rruga pritet të mbyllet brenda vitit.

Afati i përfundimeve është shtyrë disa herë dhe deri sot, fatura e 32 kilometrave autostradë që lidh Tiranën me Elbasanin, ka kapur vlerën e 450 milionë Dollarëve. /Tv Klan

Etiketa: punimerrugaTiranë-Elbasanzvarritje

Ju sugjerojmë

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Para
Çfarë do të thotë ora kur zgjoheni nga gjumi?

A është e mundur që dy persona të shikojnë të njëjtën ëndërr? Përgjigja do ju lërë pa fjalë

Kate e ka përjetuar më keq nga sa e kishim menduar ndarjen nga princi William

Kate e ka përjetuar më keq nga sa e kishim menduar ndarjen nga princi William

Panucci padit në gjykatë ish-Presidentin Nishani, i kërkon 100 mijë € dëmshpërblim

Panucci padit në gjykatë ish-Presidentin Nishani, i kërkon 100 mijë € dëmshpërblim

TE FUNDIT

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
24 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala, foli më tepër, në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lala...

Lexo më shumë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
24 Nëntor, 2025

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka....

Lexo më shumë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com