Kryesore

Vetvendosja pa fitues,Kurti:I kënaqur të shoh kaq shumë kandidatë në balotazh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:09 - 18/10/21 |
Opi Nion

Ndonëse në pushtet Lëvizja Vetvendosje nuk ka arritur të fitojë asnjë nga komunat që nxorën pa balotazh kryetarin e tyre në zgjedhjet e mbajtur një ditë më parë në Kosovë.

Kreu i Vetvendosjes, Kryeministri Albin Kurti është shprehur i kënaqur edhe nga fakti që shumë kandidatë në balotazh. Ai tha se kandidatët e Vetvendosjes do të jenë të angazuar për çdo votë.

“Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë. Jam i etur të punoj e bashkëpunoj me secilën komunë që vlerat tona të arrijnë në cdo lagje e secilën shtëpi. Do të punoj me secilin kryetar komune… Urime të gjithë kandidatëve, kjo është festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim. Kandidatët e LVV-së do të jenë të angazhuar për secilën votë”, tha Kurti./Opinion.al

 

Pas